SHPËRNDAJE

Banka Botërore i ka miratuar Serbisë një hua prej 40 milionë dollarë për zbatimin e një projekti për të reduktuar pritjet në vendkalimet kufitare. Ministrja e Ndërtimit Zorana Mihajloviç tha se bëhet fjalë për një projekt rajonal që përfshin Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë dhe se kredia e Bankës Botërore për tre shtetet është 90 milion dollarë.

Ministrja ka thënë se me përfundimin e ndërtimit dhe ndërtimin e autostradave të reja, do të vazhdojë të punojë në uljen e turmave në kufi si një nga prioritetet e saj, përmes një projekti të përbashkët me Bankën Botërore, thuhet në komunikatën e ministris përkatëse.

Kredia e kontraktuar këtë vit është ratifikua në Kuvendin e Sërbisë në fund të muajit maj. Përfitues të fondeve janë Drejtoria e Doganave, “Infrastruktura e Hekurudhave të Sërbisë”, Ndërmarrja Publike “Putevi Sërbije” dhe “Koridori Sërbije”, ndërsa është planifikuar që kredia do të jetë funksionale në gjysmën e dytë të vitit 2019.

Projekti me Bankën Botërore përfshin disa komponente, ndër të tjera, lehtësimin e trafikut ndërkufitar, zhvillimin e sistemeve inteligjente të transportit në Korridorin 10 dhe përmirësimin e kalimeve rrugore dhe hekurudhore në infrastrukturën hekurudhore.

Njësia e zbatimit të projektit do të jetë pranë Ministrisë së Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, pasi që në këtë resorë do të jenë më të fokusuar aktivitetet, ndërsa financimi dhe kontraktimi i punëve dhe shërbimeve do të jetë në Ministrinë e Financave, thuhet në deklaratë./presheva.com/