SHPËRNDAJE

Serbia po vazhdon që të bëjë veprime kundër Kosovës përkundër që po kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve.

Shteti serb duket se ka filluar një ‘turne’ kundër Kosovës për anëtarësimin në Interpol.

Sekretarja shtetëror i Ministrisë së Brendshme, Biljana  Popovic ishte gjatë ditës së sotme në Azerbajxhan dhe përcolli argumentet e Serbisë kundër kërkesës për rishqyrtim të Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Ajo i tha zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Azerbajxhanit se pranimi i Kosovës në Interpol do të përfaqësonte një precedent serioz dhe se do të hapte probleme për të gjitha vendet.

Një lobim i tillë ishte bërë edhe herën e fundit kur Kosova kishte tentuar të anëtarësohej.