SHPËRNDAJE

Seuda Fazliu është femra e parë trajnere e karatesë në Luginë të Preshevës. Me qenë trajnere e karatesë është privilegj i madh edhe pse në vendin tonë sporti nuk vlerësohet sa duhet as nga institucionet e as nga vetë qytetarët, ka thënë kështu për portalin preshevacom, trajnerja e klubit të karatesë Kent, Seuda Fazliu.

Përkushtimi i sajë është që fëmijët të zhvillohen fizikisht dhe psiqikisht përmes sportit. Në intervistën për portalin tonë ajo ka potencuar se ai prind që orienton fëmiun të merret me sport e ka gjetur rrugën më të mirë për me avancu fëmiun tijë në moshë të re. Përmes sportit fëmijët i largojmë nga dukuritë negative siç janë duhani, alkooli, droga dhe të tjera ka thënë trajnerja e klubit të karatesë “Ken”, Suada Fazliu.

Fazliu ka potencuar se tani sadopak është ngritur vetëdija prindërore edhe tek ne sepse ata kanë kuptuar që rruga më e mirë për fëmijët e tyre është aktiviteti sportiv. Sporti i karatesë është pjesë e arteve marciale ku përmes këtijë sporti fëmijët përfitojnë vetëbesim ndaj vetes së tyre thotë për portalin preshevacom trajnerja e klubit të karatesë “Ken”, Seuda Fazliu./presheva.com/