SHPËRNDAJE
Vitrat nuk janë për prindërit tanë dhe anëtarët e familjes sepse për prindërit duhet të kemi kujdes cdo ditë.
Edhe kur ndihmojmë të tjerët duhet bërë vetëm në emër të Zotit ka thënë kështu në studion e portalit preshevacom, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Hoxhë Sevdail Jakupi.
Ai ka potencuar se edhe falja e bajramit ka rëndësi të veçantë. Jakupi ka ftuar hoxhallarët e Luginës që të bashkohen dhe të përçojnë mesazhe uniteti tek popullata jonë.
Tani në komunat shqiptare kemi mjaftueshëm hoxhallarë me nivele të larta arsimore të cilët mund të drejtojnë institucionet fetare duke realizuar gjëra të mira për vendin.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Sevdail Jakupi ka uruar qytetarët tanë me rastin e festës së Fitër Bajramit./presheva.com/