SHPËRNDAJE

Deputetët kosovarë gjatë vizitës ditore që kishin sot në Preshevë ata janë pritur edhe nga drejtori i Gjimnazit Skënderbeu, Nadër Sadiku dhe stafi punonjës ku deputetët patën rastin të vizitojnë këtë shkollë të mesme.

Ata nga drejtuesi i shkollës në fjalë janë informuar për procesin arsimorë që zhvillohet në kuadër të planprogramit dhe për mungesën e teksteve shkollore.

Tema që u disktua nga drejtuesit e institucionit arsimorë dhe deputetëve kosovarë ishte edhe mos njohja e diplomave nga pala serbe për të diplomuarit në Universitetet e Republikës së Kosovës.

Sfera e arsimit edhe më tutje mbetet mollë sherri për shqiptarët në Luginë.

Delegacioni i deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës kanë vizituar edhe Parkun e Paqes në Preshevë ku do të ndajnë mjete qeveritare kosovare për realizimin e këtijë projekti infrastrukturorë./presheva.com/