SHPËRNDAJE

Partnerët serb që qeverisin me PVD-në Bujanoc organizuan peticion kundër bashkangjitjes së Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës. Ndërsa kryetari Shaip Kamberi nuk mori asnjë masë ndëshkuese thotë kështu në deklaratën për media kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tijë si kryetarë komune se në çdo moment kur lista serbe ose kushdoqoftë tjetër në Preshevë nëse organizon një gjë të tillë nuk mund të qëndrojë në qeverisjen lokale për asnjë moment.

Një veprim të tillë nuk e bën Shaip Kamberi sepse misoni i tijë drejtues nuk është i dedikuar 100 përqind pro shqiptarëve në Bujanoc ka thënë Arifi. Partitë politike në Bujanoc me vite të tëra e kanë dëshmuar se nuk kanë të drejtë morale më me udhëheq qytetin e Bujanocit.

As Shaip Kamberi e as Nagip Arifi nuk meritojnë të jenë drejtues të pushtetit lokal sepse ata kanë çnjerëzuar bujanocasit.

Qytetarët e komunës së Bujanocit duhet dënuar me votë ata që abuzuan me paranë publike dhe postet udhëheqëse andaj kësaj here APN duhet të marë timonin e komunës, thotë kryetari Arifi.

Kryetari, Shqiprim Arifi ka premtuar qytetarët se në asnjë moment nuk do të pranojnë koalicion qeverisës me pasardhësit e Millosheviqit./presheva.com/