SHPËRNDAJE

Shakohoxha

Komentatori më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, Dritan Shakohoxha, ka deklaruar në emisionin Opinion për Blendi Fevziun se Shqipëria do të arrijë që t’i marrë tri pikët e ndeshjes së ndërprerë në Serbi, pasi beson se vendimi i Gjykatës për Arbitrim Sportiv (CAS) do të jetë në favor të shqiptarëve.
Çështja e incidenteve të terroriistëve serb në ndeshjen e zhvilluar në Beograd pas vendimti të padrejt të UEFA-s ka shkuar në instancën e fundit dhe më të lartë, që është CAS-i.

Dhe gjatë emisionit Opinion, Shakohoxha beson thellë se ky vendim do të jetë pro Shqipërisë, transmeton Telegrafi.

“Jam absolutisht i bindur. Jam 100 për qind i sigurt se tri pikët janë tonat. Shqipëria është në vendin e parë për mua me 10 pikë para të gjithëve. Po, po, do jemi në vendin e parë pas 17 prillit kur dhe merret vendimi”, theksoi Shako.

Më tutje ai shtoi se për të dy ndeshjet më të rëndësishme janë ato që kombëtarja i luan të fundit ndaj Serbisë dhe Armenisë, sepse këto dy ndeshje sipas Shakohoxhës duhet të fitohen, pavarësisht rezultateve në sfidat ndaj Danimarkës (mysafir) dhe Portugalisë (në shtëpi).