SHPËRNDAJE

Analisti Krenar Shala ka shprehur rezerva se një marrëveshje e shpejt do të ishte e mirë për Kosovën.

Shala në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Amerika ka ndryshuar shumë ne politikën e jashtme.

Ai ka thënë se Amerika e ka miratuar një ligj që sanksionon vendet e treta që blejnë armë nga Rusia por që sipas tij Grenelli asnjëherë këtë ligj nuk ia ka përmend Vuçiqit.

“Grenelli para se gjithash është i interesuar të ngritët në pozitë. Atij nuk i intereson nëse marrëveshja Kosovë-Serbi do të dështojë apo jo”.

Shala thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të dështojë për shkak të popullit të Kosovës.

Analisti thotë se në shumë vende ku Amerika ka garantuar marrëveshjet ato kanë dështuar.

“Amerika para disa muajve garantoi marrëveshjen me talebanët, por kjo marrëveshje dështoi dy ditë pasi u nënshkrua. Marrëveshja Ukrainë –Rusi në vitin 1993…”.

Shala thotë se Administrata amerikane është e interesuar të sjellë një marrëveshje të shpejt Kosovë-Serbi që kjo të jetë një fotografi para zgjedhjeve në Amerikë.

“Unë mendoj se kjo marrëveshje do të sjellë mjaft probleme”, tha ndër të tjera Krenar Shala.