SHPËRNDAJE

Ministri i Arsimit Mlladen Sharçeviç, ka theksuar se nuk do të ketë ndryshim në vendimin për organizimin e ekskursioneve dhe mbrëmjeve të maturës, pavarësisht rritjes së numrit të personave të infektuar me virusin korona pas lehtësimit masave, sepse siç ka potencuar të gjitha vendimet janë marrë në përputhje me rekomandimet e Shtabit të Krizave.

“Të gjithë pacientët e rinj kanë simptoma të lehta ose të tilla që nuk vërehen aspak.

Aktualisht kemi një të klasës së tetë, tre studentë dhe tre edukatorë që janë pozitivë me virusin korona, që është përqindje shumë e vogël e numrit të përgjitshhëm të nxënësve në Serbi.

Jeta duhet të vazhdojë, ndërsa mbrëmja e matyrës të jetë me maska”, ka thënë Sharçeviç.

Ministri i Arsimit gjithashtu ka deklaruar se e gjithë Evropa që nga 15 qershori i ka relaksuar të gjitha masat që kanë të bëjnë me epideminë e virusit korona.

“Duke zgjedhur mes asajë të qenit të vetmit të izoluar ose të kujdesemi për veten tonë, ne e zgjodhëm këtë të fundit, sepse nuk mund ta ndalojmë jetën,” është shprehur Sharçeviç.

Ministri gjithashtu theksoi se ende nuk dihet se si do të jetë situata nga shtatori, por që janë duke u përgatitur skenarë të ndryshëm në mënyrë që ti përgjigjen në mënyrë adekuate situatave të ndryshme me epideminë e virusit korona./presheva.com/