SHPËRNDAJE

Procesi mësimorë nga shtatori do të mund të jetë i kombinuar, që do të thotë se nxënësit do të zhvillonin orët online (në internet), por  gjithashtu do të vinë në shkollë çdo të dytën javë, ka bërë të ditur për “Blic” Ministri i Arsimit Mladen Sharçeviç.

Ministria e Arsimit po punon intensivisht në përgatitjen e modeleve mësimore për vitin e ardshhëm shkollor.

Siç thekson Ministri Sharçeviç, të gjitha hapat që do të ndërmirren janë preventive, në mënyrë që në rast të një pandemie në shtator, gjithçka do të ishte e gatshme për nxënësit dhe prindërit.

“Nëse virusi do të jetë i pranishëm, por pandemia zvogëlohet, ne po përgatitemi për një model të kombinuar.

Kjo praktikisht do të thotë që nxënësit do të kishin mësim online, por gjithashtu do të vinin në shkollë çdo të dytën javë, me qëllim që të kryejnë ushtrimet, konsultime shtesë, dhe të përgjigjen.

Ata praktikisht do të kalonin javën e mësimit në të cilën janë mësuar” thotë Ministri i Arsimit.

Ai shpjegon se në lidhje me respektimin e masave epidemiologjike, kjo praktikisht do të nënkuptonte që një javë në shkollë do të vijnë, për shembull, viti i parë dhe i tretë i shkollës së mesme, dhe shtatë ditët e ardshhme i dyti dhe i katërti.

“Organizimi i klasave, dhe madje edhe kombinimi, nuk është problem për nxënësit e klasëve të teta të shkollave fillore, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët.

Vëmendje e veçantë është përqendruar te nxënësit më të rinj, gjegjësisht për ata nga klasa e parë deri në të katërtën të shkollës fillore, të cilët nuk mund të jenë vetëm në shtëpi” ka shpjeguar ministri.

Për këtë arsyeje ministria tashmë është duke kryer analiza se për sa vocrrakë do të duhet të organizohen mësime në shkolla.

“Tani jemi duke bërë një analizë që përfshin disa faktorë. Sa fëmijë kanë të dy prindërit që punojnë, nëse dhe cilat kompani janë të gatshme të lejojnë një prind të punojë nga shtëpia, sa shkolla punojnë në një ndërrim, me të gjitha këto të dhëna precize do të kemi një mesatare në Serbi se sa fëmijë nuk mund të jenë vetëm në shtëpi dhe të shikojmë kapacitetet e institucioneve shkollore në të cilat janë shumica e këtyre fëmijëve.

Dhe, nëse është e nevojshme, ne do të punojmë në ambiente për të siguruar hapësirë relaksuese për procesin edukativo arsimorë, dhe në përputhje me kërkesat epidemiologjike” thotë Sharçeviç.

Ministri thotë se tashmë ka mjaftueshëm materiale të xhiruar shkollorë, por xhirimet e mësimit do të vazhdojnë edhe gjatë verës.

Po edhe të mos ketë pandemi, do të kemi një arkiv të vlefshëm që mund të përdoret për qëllime të ndryshme, madje edhe për mësim shtesë.

Gjatë verës, do të punojmë në trajnime online për drejtorët dhe mësimdhënësit” ka thënë Ministri i Arsimit./presheva.com/