SHPËRNDAJE

Ministri i arsimit Mlladen Sharçeviç ka thënë se mësimi në shkollat e fillore dhe të mesme dhe fakultete do të përfundojnë deri në fund të majit.

Megjithatë, siç ka potencuar, matura e vogël, temat e diplomës në në shkollat e mesme, si dhe provimet në fakultete do të mbahen në hapësirë fizike, dhe jo përmes internetit (online).

Mlladen Sarçeviç gjatë emisionit në RTS ka thënë se, mësimi do të jetë (onlinë) deri në fund të vitit shkollor, transmeton presheva.com.

Ai potencoi se, nuk ka kthim të fëmijë në klasa dhe amfiteatër.”Nuk kemi nevojë të ekspozojmë askënd në tubime masive në klasa dhe amfiteatër”, tha ministri.

“Kemi parashikimet për të bërë gjithçka deri në fund të majit. Klasa e tetë dhe viti i katërt i shkollës së mesme do të përfundojnë mësimin më herët, ka fundi i majit, ndërsa ligjëratat në kolegje mbarojnë në mes të majit,” tha Sharçeviç.

Ai shpjegoi se notat do të mbyllen deri në fund të majit, por ekziston mundësia që ato të korrigjohen në qershor.

Matura e vogël, punimet përfundimtarë në shkollat e mesme, si dhe provimet në fakultete, do të mbahen në hapësirat fizike, theksoi ministri.

Studentët do të kenë afat të rregullt në qershorë, dhe mund të jetë pak edhe në pjesën e parë të korrikut, njoftoi ministri, duke shtuar se nuk do të ketë provime në internet, pasi kjo nuk është në ligj.

Ai tha që gjërat mund të përmirësohen nga epidemia deri në qershor, nëse gjithçka shkon mirë.

Atëherë shkollat do të jenë boshe, tha Sharçeviç, duke theksuar se do të ishte e mundur që pesë nxënës të jenë në klasë nëse do të jetë e nevojshme për shkak të masave të mbrojtjes nga virusi korona.

Ai tha që matura e vogël ende nuk mund të mbahet plotësisht përmes internetit, dhe se kjo mund të zgjasë një vit e gjysmë ose dy.

Kur bëhet fjalë për nxënësit e talentuar, nga të cilët ka më shumë se 8,000, ministri tha se nga asgjë nuk do të tërhiqet dhe se testimi do të mbahet në gjysmën e parë ose rreth mesit të qershorit, në mënyrë që nxënësit që nuk arrijnë të kalojnë, do të mund ta kalojnë maturën e vogël me nxënësit e tjerë më vonë të njetin muaj./presheva.com/