SHPËRNDAJE

Sekretari shtetëror Mike Pompeo sot ka paralajmëruar Rusinë se SHBA nuk do të “qëndrojnë indiferent” deri sa Rusia është duke shtuar personelin ushtarak në Venezuelë për ta shpëtuar regjimin e  Nikollas Maduro.

Në një bisedë telefonike me ministrin për punë të jashtme Sergej Lavrov, Pompoe ka dënuar ashpër shtimin e pranisë ushtarake ruse në Venezuel, duke vlerësuar se kjo po e thellon krizën në këtë shtet të Amerikës Jugore.

Pompeo ka porositur Lavrovin se “SHBA dhe shtetet e regjionit nuk do të qëndrojnë indiferent deri sa Rusia është duke e stimuluar krizën në Venezuelë”, thuhet në deklaratën e Departamentit Shtetëror.

“Shtimi në vazhdimësi i ushtarëve rusë, në përkrahje të regjimit joligjor të Nikollas Maduro në Venezuelë rrezikon të shtoj dhembejt e popullit të Venezuelës, të cilët e mbështesin kryetarin e përkohshëm Huan Guaido”, thuhet në deklaratë.

Guado ka mbështetjen e SHBA-së dhe të shumicës së shteteve të Amerikës Latine dhe Evropës, por jo të Rusisë dhe Kinës.

Pompeo ka apeluar që Rusia “të ndaloj sjellet e saj jo konstruktive dhe të mbështes Guaidon”.