SHPËRNDAJE

Këtë e theksoi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë pse menjëherë është pranuar rritja e buxhetit të partive, si dhe pse nga buxheti tani do të duhet të mbulohet edhe reklamimi zgjedhor.

“Një ndër leksionet që e mësuam edhe gjatë krizës politike është se financimi i partive politike nga burime të padukshme të cilat shpesh herë fshiheshin sjell deri në rritjen e korrupsionit në shtet”, tha Shekerinska, transmeton presheva.com

Përkujtoi se vitin e kaluar një grup i organizatave joqeveritare e kanë hartuar planin për reforma dhe një ndër sugjerimet ka qenë se pjesa më e madhe e mjeteve për finsimin e partive politike duhet të vijnë nga buxheti, me qëllim të ndërpritet, siç tha, kjo lidhje jo e shëndoshë midis biznesit dhe partive politike.

Në ligj, sqaroi Shekerinska janë paraparë dy punë – rritja e financimit nga buxheti për fushata dhe për partitë politike, por edhe zvogëlimin e parave të cilat guxojnë t’i marrin nga donatorë privatë.

Lidhur me atë se për këto ndryshime nuk ka pasur debat publik dhe nuk ka mekanizma mbrojtës, që është vërejtje e një pjese të organizatave joqeveritare. Shekeriniska tha se se një pjesë e debatit është udhëhequr së bashku me një pjesë të organizatave joqeveritare. Ajo shtoi se ky ndryshim i Kodit zgjedhor dhe të Ligjit për financimin e partive politike është pjesa e parë e hapave të planifikuara në atë drejtim. Përkujtoi se tashmë është paralajmëruar se Kodi Zgjedhor duhet të pësojë revizion të përgjithshëm, të rriten instrumentet për kontroll ndaj partive politike.