SHPËRNDAJE

Vendosja e shenjave të komunikacionit që ka filluar të realizohet në vendbanimet e komunës sonë bëhet konform standardeve dhe sipas ligjit duke e rrespektuar njëkohësisht edhe dygjuhësinë thuhet kështu në informatën për media në faqen zyrtare komuna e Preshevës.

Nga ana e kompanisë kontraktuese janë vendosur shenjat e trafikut ku simbolizojnë zonën e shkollës të cilat kanë qenë të shënuara vetëm në gjuhën serbe me shkronja cirilike për të cilën stafi i Administratës komunale ka intervenuar dhe të njëjtat janë hequr.

Ju njoftojmë që të njëjtat do të zëvendësohen me shenja në dygjuhësi dhe nuk ka hapësirë për shqetësim pasi projekti sapo ka filluar të implementohet.

Shpresojmë që me vendosjen e shenjave do të ngritet niveli i sigurisë së trafikut në territorin e komunës sonë thuhet kështu në informatën për media në faqen zyrtare komuna e Preshevës./presheva.com/