SHPËRNDAJE

Një stuhi e ashpër në orët e pasdites së ditës së mërkurë ka goditur disa qytete në Bosnje dhe Hercegovinë, ndër të cilat është edhe kryeqyteti Sarajeva.

Siç shkruajnë mediat vendase, edhe pse meteorologët njoftuan motin me shi, një intensitet i tillë nuk ishte parashikuar.

Si pasojë, në vetëm pak minuta, një sasi e madhe e shiut ka rënë dhe ka shkaktuar një kolaps të trafikut.

Mediat vendase rikujtojnë se edhe gjatë ditës së martë, Sarajeva ishte goditur nga një mot i tillë.

Bëhet e ditur se shiu, i shoqëruar nga bubullima dhe vetëtima, filloi të binte pas orës 16:00.

Ndërkohë thuhet se në një pjesë që llogaritet si zemra e qytetit të Sarajevës, përkatësisht afër ndërtesës së Presidencës së BeH, veturat “lundronin si anije” nëpër ujë.

Prolom oblaka u Sarajevu – automobili kao čamci kod zgrade Predsjedništva BiH u srcu grada

Gepostet von Radio Sarajevo am Mittwoch, 5. Juni 2019