SHPËRNDAJE

Shoqëria Kulturore Artistike PRESHEVA mori pjesë në festivalin e këngëve dhe valleve NAKEM në Bursa të Turqisë.

Këngët dhe vallet tona po përfaqësohen në mënyrë dinjitoze nga kjo shoqëri jo vetëm në Turqi por edhe në tërë rajonin.

Pjesmarrjen dinjitoze të Shoqërisë Kulturore Artistike PRESHEVA e ka përshëndetur edhe kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Në profilin e tijë zyrtarë në fb ai ka shkruar:

Faleminderoj të gjithë antarët e SH.K.A PRESHEVA për aktivitetin dhe punën e palodhshme. Komuna e Preshevës i ka dhënë theks të veçant këtyre aktiviteteve duke mbështetur çdo nismë dhe aktivitet që ka të bëjë me kulturë shkruan në fb Shqiprim Arifi./presheva.com/