SHPËRNDAJE

Viti që lamë pas për Shoqërinë Kulturo Artistike Presheva ishte vit i suksesit.

Për disa muaj nga themelimi i shoqatës janë marrë disa çmime artistike në evenimentet kulturore në trojet shqiptare.

Sipas drejtuesve të Shoqërisë Kulturo Artistike Presheva janë realizuar koncerte në Preshevë, Bujanoc ku kanë marrë fjalë miradie për performancën e tyre muzikoro- aristike.

Gjatë vitit të kaluar vendin e parë kjo shoqëri ka fituare në festivalin e mbajtur në Tropojë Sofra dardane.

Koncerte pati SHKA Presheva edhe në qytetin e Prishtinës ku janë vlerësuar si orkestra më e mirë popullore.

Anëtarët e Shoqërisë Kulturo Artistike Presheva kanë prezantuar edhe në Rahovec dhe në Bursa të Turqisë duke rrëmbyer çmime vlerësuese nga juria thonë kështu në studion e portalit preshevacom drejtuesit e shoqërisë në fjalë Bashkim Halimi dhe Skender Halimi./presheva.com/