SHPËRNDAJE

Shoqata e personava me aftësi të kufizuar në Preshevë organizuan sot manifestimin solemn me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve.

Qendra e komunës ishte e mbushur me përplot fëmijë të cilët kishin ardhur për ta festuar këtë ditë.

Shkëlzen Limani koordinator i këti eventi për portalin preshevacom ka deklaruar se ky aktivitet ka për qëllim gjithëpërfshirjen dhe kultivimin e shprehive pozitive tek të gjithë fëmijët pa dallimin e tyre ku njëherit kërkohet edhe rrespektimi i të drejtat të fëmijëve. Mesazhi i Limanit drejtuar prindërve dhe fëmijëve ishte që ti shmangen rrjeteve sociale dhe të merren sa më shumë me aktivitete fizike.

Këtë gëzim e kanë shprehur më së miri edhe vetë fëmijët ku në fytyrat e tyre mbretëronte gëzimi e hareja duke lozur me shokët dhe shoqet e tyre.

Edhe Klubi i Karates Lion para fëmijëve demostruan lojra karatesh.

Për fëmijët ishin organizuar edhe lojra me karakter garimi ku fituesit morën mirënjohje.

Ajo që zgjoi kurreshtje tek fëmijët ishin edhe maskotat e filmave të animuar./presheva.com/