SHPËRNDAJE

Edhe virusologët kinezë janë të tmerruar

Lloji i ri i koronavirusit në Kinë ka mundur të përhapej nga një person në tjetrin nëpërmjet sistemit tretës, ka transmetuar agjencia gazetare kineze Xinhua, duke u mbështetur në burime mjekësore.

Ekspertët e spitalit Renminbi nga Wuhani i kanë publikuar zbulimin e tyre pasi që kanë studiuar mostrat e jashtëqitjeve të pacientëve, citon Telegrafi.

Shumica e pacientëve të infektuar me koronavirus kanë vuajtur vetëm nga dy diarre, jo nga simptomat klasike siç p.sh. temperatura.

Diarreja e përbën rrugën fekalo-orale të transmetimit të virusit me siguri kur nuk ekziston infrastruktura përkatëse sanitare dhe shprehitë e rrënjosura higjienike të larjes me themel të duarve.

Ndryshe, pushteti kinez të dielën ka publikuar që në karantinë e futi edhe qytetin me nëntë milionë banorë, Wenzhou, i pari jashtë Krahinës Hubei në të cilën ka filluar epidemia.

Në çdo të dytën ditë nga shtëpia guxon të dalë vetëm një anëtar i familjes për t’u furnizuar me gjërat e nevojshme.