SHPËRNDAJE

Euro

Një familje nga Shkodra, në vitin 2005 e ka shitur vajzën e tyre për një burrë plak nga Kosova për gjashtë mijë euro.
Tash ajo ka mbetur rrugëve pasi që është ndarë nga bashkëshorti i saj Ahmet Gërxhaliu. Shkak i ndarjes sipas Bashkime Sylejmanit është se e ka kuptuar se bashkëshorti i saj kishte grua dhe fëmijë edhe pse kjo kishte menduar se ajo ka vdekur, transmeton RTV21.
Në anën tjetër Ahmet Gërxhaliu që duket bukur në moshë thotë se që nga viti 1989 thotë se i ka pasur katër gra. Por ai thotë se është ndarë nga Bashkimja pasi që ajo ka harxhuar shumë para. Tash Bashkime Sylejmani-Gërxhaliu po jeton në strehimore në Prishtinë së bashku me djalin e saj tre vjeçar Albinin.