SHPËRNDAJE

Sot në orët e mëngjesit është shënuar edhe viktima e pestë në Shqipëri nga coronavirusi, një 61-vjeçar i cili ishte shtruar në Spitalin Infektiv dhe që ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana ishte vendosur në frymëmarrje artificiale për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte edhe sëmundje tjera.

Ndryshe, po sot në mëngjes në Shqipëri nga coronavirusi kishte vdekur edhe një 43 vjeçar nga Kavaja. Ai nuk kishte sëmundje tjera. 43-vjeçarit i ishte rënduar gjendja mbrëmë, ndërsa pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ai nuk kishte arritur të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka apeluar edhe njëherë të gjithë qytetarët që të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.