SHPËRNDAJE

Shoqata e Muhaxherëve në Preshevë po përgatit padi ndaj Serbisë për uzurpimin e tokave shqiptare që po mbahen peng plot 140 vite ka konfirmuar kështu në studion e portalit preshevacom kryetari i shoqatës së Muhaxherëve, Reshat Avdiu.

Ai ka thënë se shoqata që ai drejton me program e kanë të luftojnë për ruajtjen e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Ndërsa për deklaratat e fundit që po i dëgjojmë nga liderët politik lidhur me shkëmbim territoresh, qytetarët shqiptarë i bën të ndihen jo mirë meqë e dimë të gjithë se Serbia tërë kohën ka bërë luftë territoresh.

Ne nuk mund të falim territore ka thënë kryetari i shoqatës së Muhaxherëve, Reshat Avdiu./presheva.com/