SHPËRNDAJE

Shoqata e personave me aftësi të kufizuara në Preshevë ka pranuar mjete ndihmëse për lëvizje dhe karroca.

Ky donacion vie si rrjedhojë e bashkëpunimit në mes të shoqatës “Drejtoria për Inkluzion” dhe shoqatës “QSA” në Preshevë ku gjatë këtyre ditëve është konkretizuar koperimi dhe veprimi konkret thonë për portalin preshevacom drejtues të Shoqatës së personave me aftësi të kufizuara në Preshevë.

Sipas tyre nga QSA-ja janë pranuar disa karroca – karrige me rrota për personat me vështirësi në lëvizje dhe atyre me dëmtime motorike.

Faleminderojm donatorët dhe mbështetësit e këtij projekti thonë drejtuesit e shoqatës.

Mjetet ndihmëse janë në hapsirat e shoqatës kështu që të gjithë të interesuarit mund të shkojnë dhe ti marrin falas sipas rekomandimeve mjeksore./presheva.com/