SHPËRNDAJE

SHHLP

Bëmirësit mërgimtarë nuk po ndalen as sot e kësaj dite, ata në forma të ndryshme po ndihmojnë në atdhe. Por, Shoqata Humanitare «Lugina e Preshevës», dallohet nga të tjerët, sepse kjo shoqatë, ka ndihmuar e po ndihmon familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës e herë pas here edhe studentë.

Shoqatë, e cila, rreth vetes ka një anëtarësi besnike dhe një kryesi që po punon me shumë përkushtim, pa u dorëzuar asnjëherë para sfidave të kohës së sotme. Koha e lirë në mërgim e konkretisht në Zvicër është bërë e vështirë të gjendet, për të vizituar ndonjë të afërm, apo për t’ ia kushtuar familjes, sepse gjatë tërë javës me punë për të siguruar kafshatën e bukës, por fatbardhësisht, po ka edhe bëmirës, që po sakrifikojnë nga koha e lirë, për ti ndihmuar ata që kanë nevojë. Se sa ka bërë kjo shoqatë me bëmirësi, nuk po ndalemi kësaj here, por më 28.03.2015, në Rebstein të St.Gallenit u mbajt Kuvendi i katërt dhe një zëri pa asnjë pengesë, miqësisht, rizgjodhën kryesinë e re. Z.Fazli Musliu, kryetar i Shoqatës, falënderoi kryesinë e kaluar dhe të tashmen, por edhe gjithë anëtarët dhe donatorët e padyshim edhe xhamitë shqiptare, që kanë ndihmuar për familjet e dëshmorëve e invalidëve. Ne u jemi mirënjohës tha ndër të tjera z.Musliu, se është bërë një punë e madhe, e prandaj, nga shpirt ju them faleminderit secilit që ka kontribuar. Ne kemi bashkëpunuar dhe jemi të hapur me të gjitha shoqatat tjera edhe nga Lugina e Preshevës por edhe të trevave të tjera shqiptare. Bashkëpunimi më i mirë ka ardhur me kryesinë e Shoqatës Humanitare «Medvegja», me qendrën e saj në Fully të Valisit. Ajo ishte afër nesh dhe është edhe sot e kësaj dite.

E kam paksa të vështirë ti them edhe dy tre fjalë, se na pret edhe një punë më e madhe, prandaj të lëjmë fjalët dhe të angazhohemi edhe më shumë, se në vendlindje, sidomos në Luginë të Preshevës nuk është gjendja e mirë, as ekonomikisht, por as në aspektin politikë. Na duhet të jemi më të bashkuar. Ne së bashku me kryesinë dhe intelektualë të Luginës së Preshevës, e të ndihmuar nga Shoqata Humanitare «Medvegja», po mbajnë Akademinë Përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së. Akademi që është e vetmja që mbahet në diasporë. Na duhet mbështetje edhe më e madhe edhe nga të tjerët. Kemi pasur, por kërkojmë bashkëpunim, sepse nuk po bëjmë punë për vete, për përfitime, por për ti ndihmuar ata që kanë nevojë. Nuk isha në dilemë a me u ndal apo jo me bëmirësi, sepse i shoh sytë e atyre që kanë nevoj, ata na presin neve që ti ndihmojmë. Ndihmuam e po ndihmojmë jetima, familjarë dëshmorësh, invalidë dhe studentë. Një ditë do të ndahemi nga kjo botë, prandaj, na duhet të punojmë më shumë, të jemi më bëmirës, të jemi më të mirë mes veti. Vëllezër, ju falënderoj që po më rrini afër, ju betohem, se nuk e kam të lehtë, jam duke i lodhur bëmirësit, duke i dërguar letra për ti kërkuar ndihmë, por e di, se më kuptojnë.Çdo euro ka shkuar në vend, në asnjë mënyrë nuk është keqpërdorur dhe nuk vjen në shprehje. Me shpirt gjithçka ka shkuar. Mjafton vetëm të shikohen ato familje skamnore dhe se si ndjehesh në shpirt. Falënderojmë edhe miqtë tanë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që i kemi hapur. Kemi bashkëpunuar me vendlindje dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që nuk rrahin gjokse, por punojnë drejt. Ne nuk do të ndalemi. Falënderojmë kryesinë e kaluar dhe të sotmen, por edhe të gjithë, që të gjithë që kanë ndihmuar». Në këtë Kuvend ishin të pranishëm disa mërgimtarë, në mesin e tyre edhe Shefket Hasani, ish komandanti i UÇPMB-së, i cili do të jetë në kryesi të shoqatës dhe do të angazhohet edhe ai me të gjitha mundësit. Kryesia është në këtë përbërje: Fazli Musliu, kryetar, Shaip Bajrami, arkatar, Ferat Rashiti, sekretar, Nasir Rrustemi, Bejtulla Beluli, Shefket Hasani ,Fidan Shaini anëtar të kryesisë. Kuvendi u mbyll me fjalët më të mira të mundshme, se do të angazhohemi të gjithë së bashku, për ti ndihmuar ata që kanë nevojë.për iformata matüe sakta rreth ndimave adresa elektronike SHHLP-së www.shhlp.com