SHPËRNDAJE

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i kërkohet që të vizitoi Luginën e Preshevës.

Kjo kërkesë vjen pas vizitës së sotme të presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Kosovë, transmeton Indeksonline. I pari i presidencës këtë ftesë e ka marrë nga organizata ‘Shpresa’ në Bujanovc.
“Ftojmë Presidentin e R.Kosovës, z.Hashim Thaçi, që ta vizitoj Luginën e Preshevës.Të vizitoj koridorin dhjetë, banjën e Bujanocit e të Sijarinës, ftojmë ti vizitoj shqiptarët autokton në Luginë të Preshevës” ka shkruar kryetari i organizatës, Nevzad Lutfiu.