SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Këtë vendim e ka mirëpritur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti:

Shkrimi i plotë në profilin e tij në FB:

Masat ndëshkuese tregtare janë politika legjitime ndaj politikave armiqësore të një shteti fqinj. Lobimi agresiv i Serbisë në njohje e organizata ndërkombëtare është cenim i shtetësisë tonë dhe sigurisë së shtetit tonë. Në kushte kur nuk kemi marrëdhënie diplomatike dhe mjetet tjera janë të kufizuara është normale të aplikohen masa të tilla.

Masat e tilla janë të domosdoshme, madje edhe të vonuara. Nuk mundet Serbia edhe me na luftu edhe me na shit mallra sikurse shtetet mike.

Gjithmonë kemi treguar gatishmëri për fqinjësi të mire, edhe përkundër plagëve të luftës. Kjo është keqpërdor vazhdimisht. Edhe sot duhet të vazhdojmë të tregojmë gatishmëri por jo nënshtrim ndaj sulmeve të vazhdueshme politike ndaj shtetësisë tone.

Boll ma!