SHPËRNDAJE

Nxënësi i Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë, Shpend Ismaili kthehet me certifikata dhe mirënjohje për sukseset që ka treguar gjatë qëndrimit njëvjeçarë në SHBA.

Vijueshmërinë e procesit mësinorë e ka mundësuar Organizata FLEX e cila çdo vit dërgon nxënës shembullorë në SHBA edhe nga komuna e Preshevës. Shpendi ka vijuar mësimet si nxënës i vitit të tretë në shtetin Arkansas.

Në lëndët si matematik, kimi dhe gjuha angleze nxënësi preshevarë është përparuar në nivelin më të avancuar shkollorë ku vlen të përmendet se edhe në të gjitha lëndët ai ka arritur notat maksimale.

Përpos suksesit shembullorë që ka treguar Shpend Ismaili ishte me rezultate pozitive edhe në aktivitetet e lira që i kishin me planprogram në kuadër të garave shkollore si në volejboll, tenis, peshkim.

Shpendi ka realizuar edhe një sërë aktivitetesh humanitare në kuadër të Kryqit të Kuq.

Shpendi për portalin preshevacom ka konfirmuar se qëndrimi i tijë në SHBA i ka dhënë mundësi dhe përvoja shumë të mira jetësore.

Ai poashtu i ka kryer edhe 100 orë vullnetare duke patur rolin e fotografistit të shkollës në disa evente shkollore si lojra sportive e të ndryshme.

Ai ka kryer edhe orë vullnetare tek Klubi i të rinjëve me aktivitete tek azili i kafshëve. Vlen të përmendim se ky nxënës shembullorë ka bërë edhe prezantimin e Shqipërisë ku është dekoruar me mirënjohje nga Departamenti i shtetit./presheva.com/