SHPËRNDAJE

Autorë: Arbër Pajaziti, kryetarë i degës së APN-së në Bujanoc

“Qytetarët tanë janë lodhur vërtetë nga hallet:

E hallet i sjell pozita, e jo opozita!”

Të nderuar bashkëqytetarë të komunës sonë, Uji është jetë! Sidomos këto kohë me vapë shumë. E, qytetarë të shumtë të komunës sonë, sidomos banorët shqiptarë të fshatrave për rreth, po ballafaqohen me ekzistencën e ujit të pijshëm, siç janë ballafaquar dhe vite më parë, me të njëjtin problem, duke mos iu ofruar kurrë një zgjidhje adekuate nga politikbërja e deritanishme.

Pra në parim, problemi me ujin e pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullatës sonë, sikur edhe krizat e tjera sociale dhe ekonomike që e kanë kapluar rajonin tonë, në radhë të parë janë probleme politike. Duke mos pasur një alternativë të pranueshme të veprimit politik, pushtetarë të deritanishëm, të zhytur deri në fyt në korrupsion dhe demagogji, që kanë përfaqësuar qeverisjen e qytetit tonë, në vend se këta për shembull, deri në këtë kohë, të propozonin zgjidhjen adekuate për problemin e ujit të pijshëm, të cilit mund t’i gjendet zgjidhja, përderisa njëra palë dikur bënte ç’kyçjen e shqiptarëve të varfër e të gjymtuar politikisht nga e drejta e ujit të pijshëm, me pretekstin e mos larjes së borxheve karshi kompanisë së ujësjellësit, pala tjetër sot, akuzohet për punësime e largime të paligjshme e të pa moralshme, të punëtorëve të kësaj kompanie komunale.

Sikur ekziston një garë në mes këtyre njerëzve që janë futur në politikë vetëm për të treguar se kush më shumë po e shkatërron vendin?! E njëjta gjë ndodhë edhe me akuzat për keqpërdorime. Sikur, po bëjnë një garë të fortë se kush më shumë ka vjedhur apo ka përfituar?! Sheshi i qytetit: Njëra palë akuzohet se ka vjedhur pllakat, tjetra palë mburret me kaosin e infrastrukturës, që e ka shëmtuar sheshin me të gjitha ato tarraca. Sikur edhe të mos pajtoheshin me program e qasje politike në mes vete, në raport me forcat politike serbe në vend, ata do të duhej të bëheshin bashkë! Çfarë kanë bërë ata deri më tani? Vetëm sa janë larguar nga njëri tjetri dhe janë përafruar ndaras me forca të caktuara politike, rivale, serbe!

Tipike, shqiptarët sundohen me parullën: përçajë e sundo! E, kush po përçanë, e shantazhon politikisht pra, në ditët e sotit?! Për ta komplikuar situatën edhe më tepër, kjo metodë e akuzave dhe kundërakuzave për të ardhur në seancën e kuvendit komunal, ku mbajtja e saj e fundit nuk u transmetua fare për publikun. Me dyer të mbyllura pra, mbahej mbledhja e legjislativit për komunën tonë! Vend ky, ku do të duhej të depërtojë një klimë tjetër politike, ku pika të rendit do të duhej të ishin problemet e vërteta të qytetarëve tanë!

E ky kult i organizimit tonë shoqëror, për më tepër akuzohet se gjendet përballë një bllokade financiare, për shkak të keqpërdorimeve me buxhetin e qytetarëve tanë! Akuzë e lehtë kjo fare, sa që në ndonjërin prej qyteteve nga këto shtetet evropiane, ku edhe vendi ynë synon të shkojë, të flitej hapur për këto akuzash, të paktën dikush do të dilte përpara drejtësisë! E, këtu te ne, si duket, mundet edhe ndryshe!

Mundet për shembull, partneri yt politik, i koalicionit qeverisës lokal, që vjen nga radhët e serbëve, të shënojë, me krenari dhe bindje, përvjetorin ku e quan NATO-n agresor, e ku e lartëson figurën e gruas së Millosheviçit, e ty mos të të vras ndërgjegjen! Pastaj më vonë të shkruhet edhe nëpër mure se “Kosova është e Serbisë”, e ky partneri yt të thotë se ishte vetëm një shaka. Në ndërkohë që t’i obligohesh ta organizosh një përvjetor mes llojeve të ndryshme të presioneve.

Një bashkëqytetar i yni, shqetësohet për këto probleme. Ai me gjithë forcën e tij kërkon një rrugëdalje nga kjo situatë. Dhe, ai, e ndejnë kur qeveriset pa transparencë, me një politikë destruktive dhe në dëmin e tij. E, mallkimi i tij, herë do kur do t’i zë, ata që në një mënyrë apo tjetër kanë futur duart në fatin e njerëzve të zakonshëm.A.P/presheva.com/