SHPËRNDAJE

Shqipëria ka bërë një mënyrë të re të mësim-nxënies, si masë parandaluese ndaj coronavirusit.

Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, pas mbylljes së shkollave për një periudhë 2 javore.

Radio Televizioni Shqiptar do t’i dedikojë një kanal ekskluziv mësimdhënies nga shtëpia.

“Super Besa Shahini. Një lutje prindërve që do të jenë në shtëpi, që të kujdesen për mësimet dhe ndjekjen e klasave në ekran. Sipas planit, mësimet online dhe në RTVSH për gjithë periudhën e luftës me virusin, do të zgjerohen hap pas hapi”, shkruan Rama në postimin e tij.

Po ashtu edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkruar në Facebook, për mënyrën e re të mësimit.

“Nxirrni librat, fletoret dhe lapsat”, shkruan ai duke e shpërndarë videon me leksione.

Për shkak të rasteve të konfirmuara me Koronavirus, Ministra e Arsimit vendosi dy ditë më parë mbylljen e institucioneve arsimore të paktën deri më 23 mars.

Për më shumë info ndiqni FALAS të gjithë leksionet te www.akademia.al.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për Coronavirus dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara dhe deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkaq, vetëm një rast me coronavirus është raportuar se ka humbur jetën.