SHPËRNDAJE

Grupimet që drejtonte gjeneral Kaseem Soleiman nuk janë të panjohura për Qeverinë shqiptare. Janë të njëjtët që kanë tentuar të kryenin dy sulme terroriste në Shqipëri, ku strehoen rreth 3 mijë muxhahedinë iranianë.

Muxhahedinët iranianë që ndodhen në Shqipëri janë strehuar në të ashtëquajturin qyteti Ashraf 3 në Manëz të Durrësit.

Ky kamp shërben si çati për rreth 3000 muxhahedinë, të cilët janë konsideruar edhe opozita në mërgim e Iranit. Ata janë pranuar nga shteti shqiptar pas nënëshkrimit të në marrëveshje midis Qeverisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në maj të vitit 2013, qeveria “Berisha” strehoi 210 muxhahedinët e parë, ndërsa kryeministri Edi Rama ra dakord për të mirëpritur edhe 2.000 të tjerë, nga 2.800 që ishin në kampin “Liria” në Irak.

Organizata Popullore e Muxhahedinëve të Iranit është themeluar në vitin 1965 duke iu kundërvënë regjimit në vendin e tyre.

Ky grupim ka qenë listuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai u hoq nga kjo listë në vitin 2012, me vendim të sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton, i cili u argumentua në atë kohë me faktin se muhaxhedinët kishin hequr dorë nga dhuna dhe nga aktet terroriste.

Në inaugurimin e tij verën e vitit të kaluar morën pjesë disa dhjetëra ish-zyrtarë të lartë nga të dyja anët e Atlantikut, duke përfshirë kryebashkiakun Rudy Giuliani që është avokati personal i presidentit Trump, Senatorin Joseph Lieberman, ish-ministren e Jashtme dhe të Mbrojtjes e Francës, Ingrid Betancourt dhe personalitete të tjerë.

Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjell në Shqipëri celula terroriste që kanë parashikuar dy sulme.

Njëri në mars të vitit 2018 ku sipas policisë së shtetit do të kryejë akt terrorist gjatë kremtimeve të festës së Novruzit, plan që u parandalua nga uniformat blu dhe një tjetër sulmi në dhjetor të vitit 2018 kur Qeveria shqiptare dëboi dy diplomatët iranianë, midis të cilëve dhe ambasadorin e Iranit në Shqipëri, pasi dyshoheshin se kishin cenuar sigurinë kombëtare.

Dyshimi kishte të bëntë me një sulm të planifikuar gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri – Izrael. Vendimi për dëbimin e tyre u përshëndet publikisht nga presidenti amerikan Donald Trump dhe nga Arabia Saudite.