SHPËRNDAJE

Alternativa Demokratike Shqiptare është listë që unifikon shqiptarët e Luginës së Preshevës karshi Serbisë.

Alternativa për Ndryshim nga viti 2018 e këndej kemi kërkuar publikisht që të kemi një listë të përbashkët meqë është e domosdoshme të unifikojmë spektrin politik shqiptarë, ka thënë kryetari, Shqiprim Arifi në deklaratën për preshevacom.

Ne mund të kemi diversitetin tonë politik brenda Luginës si gjë shumë e natyrshme por kur vjen puna tek Qeveria serbe duhet të jemi të unifikuar në mes vete thotë Arifi.

Me listën e përbashkët me të cilën do të garohet në zgjedhjet parlamentare tregohet seriozitet më i larë politik karshi zgjidhjes së problemeve të shqiptarë në Luginë të Preshevës deklaron ndër të tjera kryetari, Shqiprim Arifi./presheva.com/