SHPËRNDAJE

Ardita Sinani të jep dorëheqje nga politika, po përçan shoqërinë preshevare. Kërcënimet që po bëhen karshi pushtetit lokal nga PVD dhe PDSH nuk trembin të rinjtë tanë për të çuar proceset përpara sepse tani edhe qytetarët i njohin mirë interesxhinjtë që abuzuan me paranë publike gjatë qeverisjes së tyre ka thënë për portalin preshevacom, kryetari i komunës Shqiprim Arifi.

Përçarjen që po sjell në Preshevë në mes të qytetarëve kryetarja e degës së PVD-së, Ardita Sinani vlerësojmë se nuk i duhet tani shqiptarëve të këtushëm sepse po kalojmë në procese të rëndësishme për zgjidhjen e statusit final. Zonja Sinani duke luajtur rolin e viktimës në shoqërinë preshevare çdo herë po bën lojën e sajë përçaj e sundo por ajo po mer ndëshkimin nga elektori duke mos siguruar as votat minimale në njësinë ku ajo jeton.

Arifi ka ftuar kryetarët e partive Shaip Kamberi e Ragmi Mustafa që të distancohen nga kërcënimet dhe presionet që po i bëjnë kohëve të fundit por të jenë unik me politikën vendëse në zgjidhjen e statusit final të shqiptarëve. Ata që po i fryejnë zjarrit për manipulim të opinionit publik përpos zonjës Sinani janë edhe këshilltari i PVD-së Skender Destani i cili njihet si lider dështues në politik dhe Isuf Mehmeti, një reketash që mediumin e tijë e ka bërë pazar interesesh ka thënë kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Arifi ka thënë se pas këtyre dy personave qëndrojnë Shaip Kamberi e Ragmi Mustafa të cilët i financojnë për zhurmën që bëjnë pa arsye logjike dhe pa asnjë objektiv./presheva.com/