SHPËRNDAJE

Me rastin e vdekjes së veprimtarit të dalluar të çeshtjes kombetare Adem Demaçi, Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka ofruar ngushllimet e sinqerta familjes Demaçi.

Ky është postimi i plotë i Kryetarit Shqiprim Arifi:

Baca Adem ishte frymëzim në lëvizjen e rezistencës dhe realizimit të aspiratave kombëtare shqiptare. Sot, baca Adem iku në botën e amshuar për të lënë jetën dhe veprat e tij si udhërrëfeyes i atdhedashurisë, patriotizmit, nderit dhe sakrificës.

Nga Baca Adem mësuam se nuk ka përkulje dhe nuk ka dorëzim. As 30 vite në burgjet jugosllave, as torturat barbare nuk ndaluan bacën Adem në misionin e tij të lirisë dhe çështjes kombëtare.

Ditë e vështirë për shqiptarët, ngushllime familjes Demaçi!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshte shumë, Baca Adem!

Shqiprim Arifi

Kryetar i Komunës së Preshevës,

Preshevë 26.07.2018