SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe Zëvendës Kryetari, Armend Aliu sot pritën në takim delegacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe të përbërë nga Sekretarja e parë politike, Chantel Care dhe Vladan Avramovic.

Në këtë takim delegacioni anglez nga drejtues të pushtetit lokal u informuan mbi problemet me të cilat po përballet Komuna e Preshevës dhe Lugina e Preshevës në përgjithësi.

Vizita e Stafit të Ambasadës së Britanis së Madhe vazhdoi me Zv Kryetarin e Komunës tek qendra e qytetit, Xhamia Ibrahim Pasha për të vazhduar tek Shtëpia e Shëndetit dhe Materniteti Jashtspitalor./presheva.com/