SHPËRNDAJE

Do të kërkojmë zbardhjen e vrasjes së Dashnim Hajrullahut thuhet kështu në shkrimin përkujtimorë të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi. Ai përmes një shktimi në fb përkujton 15 vjetorin e vrasjes makabre të 16 vjeçarit Dashnim Hajrullahu.

Postimi i plotë:

Sot janë mbushur 15 vite nga vrasja e 15 vjeçarit Dashnim Hajrullahu nga forcat e armatosura serbe afër kufirit Miratoc-Llojan.

Përkujtojmë me dhembje të thellë këtë tragjedi për familjen e Dashnimit si dhe për gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës.

Vrasja e Dashnimit na dha motiv edhe më shumë të jemi ata që trokitëm në çdo derë të hapim këtë pikë kufitare dhe të kemi lëvizje të lirë.

Gjithashtu kemi kërkuar dhe do të kërkojmë zbardhjen e vrasjes së Dashnimit.

Dashnimi nuk është më në mesin tonë por emri i tij do të përmendet dhe do ta kujtojmë çdo ditë pasi kemi inicuar procedurat e emërtimit të një rruge në emrin e Dashnim Hajrullahut.

Lavdi i qoftë dheu i tokës sonë thuhet kështu në postimin e kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi./presheva.com/