SHPËRNDAJE

Festa e Fitër Bajramit të na shërbejë si ditë gëzimi për shqiptarët kudo që janë.

Muajin e shenjtë të Ramazanit që po e lëmë pas na shërbeu që të jemi të qetë dhe tolerant ndaj njëri tjetrit. Na mësoi që të jemi më solidar me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje.

Urojmë që të dalim fitues dhe të jemi të falur ndaj Krijuesit tonë, thotë kështu në mesazh urimin zyrtarë kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Ai fton bashkëvendësit tanë që solidaritetin dhe mirësinë njerëzore ta vazhdojmë edhe pas festës.

Me fat festa e Fitër Bajramit thuhet kështu në mesazh urimin e kryetarit Arifi./presheva.com/