SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një postimi që ka bërë në fb ka falemderuar kryeministrin në dorëheqje të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë për Shqiptarët e Luginës .

Në postimin e tijë thuhet:

Sot mësova se Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Së pari e falënderoj përzemërisht për bashkëpunimin e thellë dhe kontributin e dhënë për Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë mandatit të tij, ndërsa besoj thellësisht në pafajësinë e tij para Gjykatës Speciale shkruan kështu në profilin e tijë në fb kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ./presheva.com/