SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një postimi në faqen e tijë fb ka përshëndetur zgjedhjn e zonjës Ursula von der Leyen si grua e parë në postin e Presidentit të Komisionit Europian.

Në shkrimin e tijë thuhet-

Me zgjedhjen e zonjës Ursula von der Leyen si grua e parë në postin e Presidentit të Komisionit Europian janë bërë hapat e rëndësishëm që sigurojnë edhe më tej zhvillimin e një Evrope të paqes gjithëpërfshirëse dhe prosperitetit.

Ajo që në fillim ka deklaruar se do të bëhet armiku i atyre që duan të dobësojnë Bashkimin Evropian.

Për shqiptarët është jetike qëndrimi i saj se do të përkrah edhe më tej rrugën që shpie drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor e sidomos të Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Urime ka shkruar në fb kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi./presheva.com/