SHPËRNDAJE

Me aktivitete të shumta është shënuar 20-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit.

Në shënimin e kësaj ngjarje të rëndësishme në Kosovë kanë qëndruar personalitete të ndryshme ndërkombëtare. Për nderë të miqve të Kosovës, presidenca kishte organizuar një koktej të përbashkët edhe për miq e tjerë të Kosovës ku në mesin e tyre ishte edhe ish-presidenti kroat Stipe Mesiç, Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sjediu dhe të tjerë.

Në mbrëmjen e parë të ardhjes së miqve amerikan ishte i ftuar edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ka takuar personalitetet e larta zyrtare të Kosovës, Shqipërisë dhe ndërkombëtarët.

Gjatë bisedave të tyre ata kanë diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët e Luginës pas hapjes së temës për korrigjim kufijsh dhe interesimit për futjen në agjentën e bisedimeve Prishtinë- Beograd edhe çështja e Luginës së Preshevës./presheva.com/