SHPËRNDAJE

Kufiri Miratoc- Llojan do të hapet, ka thënë kështu për portalin preshevacom kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Këto komente Arifi i ka bërë gjatë një konference për media pas konfirmimit zyrtarë nga zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani i cili konfirmoi për vendimin e marrë në seancën e qeverisë lidhur me hapjen e kalimit kufitarë. I pari i Preshevës e ka përshëndetur këtë vendim të qeverisë maqedone sepse është lajm i shumëpritur për Luginasit.

Me këtë vendim po bëhet zhbllokimi burokratik për hapjen e pikës kufitare Miratoc- Llojan. Arifi ka folur edhe për datën që pati dhënë për hapjen e kufirit i cili ka deklaruar se kjo datë është konfirmuar nga vetë ambasada norvegjeze e cila do të financojë këtë projekt në vlerën e përgjithshme prej 1.8 milion eurove. Vendkalimi kufitarë Miratoc- Llojan do të bëhet me standardet evropiane.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka parashtruar dilemë publikisht se çfarë qyteti e dëshirojnë Preshevën partitë opozitare. E duan një Preshevë ndryshe pa probleme, të zhvilluar dhe pozitive apo e duan një Preshevë që e kishin shkatrruar totalisht plot 20 vite me radhë liderët politik.

Arifi ka potencuar se është e dhimbshe kur një kryesues partie nga opozita që është edhe punëtorë i administratës komunale gjatë mandatit sa ishin në pozitë ka abuzuar skajshmërisht me pozita udhëheqëse duke i mbajtur nga shtatë tetë poste e tani me konferenca shtypi shet moral, profesionalizëm apo gjë tjetër.

E bukura e gjithë kësaj është se qytetarët ndëshkuan përmes votës ata që abuzuan me qytetin e Preshevës dhe me paranë publike ka thënë Arifi./presheva.com/