SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve për mes një postimi në fb ka uruar të gjithë fëmijët e botës për ditën ndërkombëtare të tyre.

Kujdesi për fëmijët është gjëja më e mirë dhe më e çmuar në botë.

1 qershor le të jetë i gjithë viti për ta, ndërsa ne prindërit e tyre të kemi më shumë motiv të punojmë së bashku që të sjellim gjenerata të reja të shëndetshme. Ky është një detyrim për ne.

Të punojmë edhe më shumë të kemi një arsim më cilësior, një kujdes në shëndetësi dhe ambiente më të mira për fëmijët tonë.

Urime 1 Qershori Dita Ndërkombëtare e fëmijëve, thuhet kështu në mesazh urimin e kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi./presheva.com/