SHPËRNDAJE

Kultura preshevare do të përkrahet dhe ndihmohet nga pushteti lokal. Këto komente i ka bërë i pari i Preshevës kur foli për themelimin e Shoqërisë Kulturo Artistike Presheva që ishte lajmi më i mirë për vitin 2019 në sferën kulturore.

Shqiprim Arifi mbrëmë ka vizituar anëtarët e Shoqërisë Kulturo Artistike Presheva përderisa ata bënin provat gjenerale për koncertin e datës 29 janarë.

Arifi ka përgëzuar drejtuesit e shoqatës për organizimin e mirëfillt që po bëjnë dhe anëtarët të cilët me profesionalizëm po ruajnë dhe kultivojnë muzikën shqipe.

Shoqëria Kulturo Artistike Presheva është e vetmja shoqëri që na prezanton jashtë kufive andaj kemi obligim ta ndihmojmë ka thënë kështu për portalin preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Përmes muzikës së mirëfillt popullore prezantojmë trashëgiminë dhe lashtësinë e të parëve tanë ka deklaruar Arifi./presheva.com/

Vizitë Shoqërisë Kulturore Artistike: PRESHEVA gjatë provave, Ju mirëpresim në Koncertin e tyre më datë 29 Janar 2020 (E Mërkurë) ora 19:00

Gepostet von Shqiprim Arifi am Montag, 27. Januar 2020