SHPËRNDAJE

Në Luginën e Preshevës shqiptarët ndihen ende të disavantazhuar ndaj Serbëve, kjo konfirmohet nga vetë kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi gjatë një inerviste dhënë televizionit Euronews Albanian. Arifi në këtë inervsit ka deklaruar se Lugina e Preshevës ka qenë e diskriminuar në forma të ndryshme si psh: nuk ka pasur teskte shkollore, nuk kemi pasur gjykatën tonë, nuk kemi pasur mundësi të integrohemi në strukturën shtetërore që të jemi pjesë e strukturave shtetërore.

Të gjitha këto gjëra që janë zhvilluar mbrenda kohës të cilat kanë krijuar një situat të rëndë edhe më shumë nga viti i kaluar që ka filluar me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Mes të tjerash kryetari Arifi gjatë kësaj interviste ka përmendur edhe koalicionin e partive për zgjedhjet e afërme duke shpresuar se ato do të përbëjnë një shans të ri për shqiptarët e Luginës.

Sipas të parit të Preshevës tanimë ka ardhur koha që ata ti gëzojn të drejtat sikurse serbët që pretendojnë për pakicat e tyre në Kosovë.

Ne duhet të qasemi si dhe spektri politik është dashur të organizohet dhe të unifikohet për ti ngritur shancat, kjo ka qenë edhe arsyeja, tjetra ishte që nëpërmes listës ato debate, probleme të cilat i kemi pasur ne 30 viteve të fundit në mënyrë të organizuar dhe të fokusuar ti lancojm aty ku janë prodhuar problemet ka deklaruar për Euronews, Shqiprim Arifi.

I pari i Preshevës ka treguar edhe për takimet që kishte zhvilluar në departamentin Amerikan të shtetit me autoritet të larta të ti të cilëve u ka shpjeguar gjendjen e shqiptarëve të luginës me të cilën ballafaqohen.

Arifi ka deklaruar se neve na është thënë se Lugina e Preshevës është me rëndësi dhe tentativat janë që edhe ne të jemi pjesë e dialogut Kosovë- Serbi

. Arifi ka përcjellur mesazh tek opinioni publik ku citojmë:

” Për ne është e pa tjetërsueshme pjesëmmarja e Luginës në dialog për arsye se çdo marrëveshje e cila rezulton nga dialogu mes palëve Kosovare dhe Serbe duhet të jetë e garantuar që të implementohet pastaj edhe në të ardhmën në qoftë se diçka vendoset edhe pa ne atëherë nuk është më e garatuar edhe implementimi i çfarëdo marrëveshje”- thotë Arifi.