SHPËRNDAJE

Në kuadër të aktivitetit: “Ditët e Mërgatës Presheva 2019” kryetari Komunës, Shqiprim Arifi ka takuar përfaqësuesit e Shoqatave të Bashkësive Lokale që veprojnë në shtete të ndryshme të Evropës.

Qëllimi i takimit me përfaqësuesit e shoqatave vendosja e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të shoqatave dhe sinkronizimi i aktiviteteve e projekteve të tyre me komunën e Preshevës përmes rrugës institucionale, ka thënë kështu për portalin preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Komuna e Preshevës soqatave u ka ofruar bashkëpunim në suaza profesionale ku projektet dhe aktivitetet e tyre do të realizohen në mënyrë të përbashkët.

Vlen të përmendim se tek bashkatdhetarët shihej një entuziazëm për të kontribuar sa më shumë në vendlindjen e tyre. Gjatë takimit të përbashkët u nxorrën edhe disa konkluza që kanë të bëjnë me – Mbajtje e takimeve të rregullta vjetore me rastin e pushimeve verore – Inicimi i komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të shoqatave të vendbanimeve të ndryshme dhe bashkëpunimi institucional me Komunën e Preshevës – Vendosja e sinergjisë mes shoqatave dhe Komunës së Preshevës – Realizimi i së paku një projekti vjetor të përbashkët i të gjitha shoqatave dhe – Intensifikimi i komunikimit dhe bashkëpunimit me Bashkësitë Lokale.

Kjo formë e komunikimit dhe bashkëpunimit tani e tutje do të bëhet në mënyrë tradicionale dhe të institucionalizuar ka thënë Arifi./presheva.com/