SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi po mer pjesë në Konferencën rajonale të reagimit të komunave ndaj lëvizjeve të migracioneve dhe situatave emergjente që po mbahet në Sarajevë. Kryetari Arifi gjatë ditës së sotme ishte panelist i kësaj konference ku ka diskutuar për sfidat, mundësitë, eksperiencën si dhe qasjet praktike për një reagim sa më efikas ndaj situatave të tilla. Organizatorë të kësaj konference janë Gizi gjerman dhe Nalas.