SHPËRNDAJE

Me ftesë të Ambasadorit Amerikan të akredituar në Beograd, z. Kyle Scott kryetari komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi mori pjesë në shënimin e e 243 vjetorit të pavarësisë së Shtetit Amerikan.

Arifi për portalin preshevacom ka vlerësuar këto takime si takime shumë miqësore me ambasadorët e nderuar të akredituar në Beograd.

Gjithashtu kryetari Arifi ka zhvilluar biseda konstruktive rreth të ardhmes së Luginës së Preshevës.

Arifi ka ritheksur se do të jetë faleminderues gjithmonë ndaj mikut të tijë z. SCOTT, Ambasadës Amerikane dhe gjithë ndërkombëtarëve për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndaj Luginës së Preshevës./presheva.com/