SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në kuadër të punës javore që bën në kabinetin e tijë ai e ka në program një herë në javë takon qytetarët në terren nga të gjitha shtresat.

Kjo bëhet sipas Arifit me qëllim që të preken problemet me të cilat përballen qytetarët nga dora e parë.

Ditë më parë përmes rrjetit social në Facebook, Adnan Etemi nga fshati Bilaç kishte shprehur dëshirën të takoj kryetarin Arifi.

I pari i Preshevës me kënaqësi ka vizituar Adnanin në vendlindjen e tij ku njëherit ka faleminderuar Adnanin për mikëpritjen dhe bisedën mbresëlënëse./presheva.com/