SHPËRNDAJE

Kuzhina Popullore në komunën tonë ka qenë ëndërr e kahmotshme duke patur parasysh gjendjen e popullatës që kanë nevojë për ndihmë. Kryqi Kuq Lokal në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Serbisë dhe mbështetjen e Komunës së Preshevës pas përpjekjeve të mëdha kanë arritur të bëjnë përsëri rihapjen e Kuzhinës Popullore. Kjo është me rëndësi se Kuzhina Popullore u hap dhe do të vazhdoj plot 9 muaj duke ofruar shuajtjen ditore për 400 persona.

Kryetari i Komunës, Shqiprim Arifi për portalin tonë është prononcuar se rëndësia e Kuzhinës Popullore është e një rëndësi e veçantë për këtë situatë të cilën ne jemi duke e përjetuar në vendin tonë me thekss të veçantë problemi me standardin socio- ekonomik të qytetarëve tanë dhe për këtë arsye ne kur kemi ardhur në pushtet kemi incuar Kuzhinën Popullore e cila vitin e kaluar ka filluar të funksionoj. Ai është zotuar se në Kuzhinën Popullore ushqimi do të jetë sa më kualitativ në mënyrë që qytetarëve tu ofrohet një komoditet më i lartë.

Ndërsa sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Alimi ka deklaruar se shërbimet e Kuzhinës Popullore janë të mira dhe ky është viti i dytë që kanë filluar me Kuzhinën Popullore. Shpërndarja e ushqimeve do të bëhet çdo ditë pune që nga dita e hënë deri të premtën ku do të ipen 400 shujtje në ditë duke filluar nga ora 10:30 deri në orën 14:00. Lokacionet ku do të bëhet shpërndarja e ushqimit sipas z.Ahmeti do të jenë tek Kryqi i Kuq në Preshevë dhe në vendet e caktuara të Bashkësive Lokale./Presheva.com/