SHPËRNDAJE

Lidhur me situatën e krijuar kohëve të fundit me rastin e përhapjes së virusit COVID-19, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka përcjellur një mesazh përmes një video drejtuar qytetarëve të komunës së Preshevës.

Në mesazhin e kryetarit Arifi thuhet:

Të dashur qytetarë të komunës së Preshevës, të nderuara zonja dhe zotërinj, komuna e Preshevës tani ka hyrë në një periudhë sfiduese që po na tregon sferaf vitale të shoqërisë sonë. Virusi Covid-19 po përhapet në rajonin tonë dhe autoritet kanë marrë masa trazike për të frenuar këtë përhapje. Deri më sot nuk kemi raste të identifikuar në komunën e Preshevës, prandaj ju ftoj ti shmangemi panikut dhe propagandave në rrjetet sociale. Kërkoj nga të gjithë ju që të jemi të jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të disciplinuar ndaj këtyre masave të rëndësishme për të evituar raste  të rënda. Shëndeti i të gjithë neve dhe të afërmëve tanë duhet të jetë prioriteti ynë kryesor i gjithë secilit, përveç të tjerash kjo do të thotë se distancimi shoqëror të rrespektohet dhe të rrespektohen masat e higjienës personale siç është: larja e rregulltë dhe e kujdesshme e duarve. Me fjalë të tjera kontakti personal duhet të jetë  sa më i shkurtër dhe me një distanc të mjaftueshëm. Siç e dim të gjithë të moshuarit dhe personat me probleme kronike shëndetsore janë më të rrezikuarit dhe kanë nevojë për mbrojtje nga të gjithë ne kjo është arsyeja pse solidariteti dhe bashkëpunimi në mbajtjen e rregulltë dhe në përpikshmëri duhet të jetë me rëndësi të veçantë.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur në orët e mbrëmjes së ditës së diel më 15 mars 2020 lidhur me pandemin e shkaktuar nga  Covid-19 SHKSJ një zëri nxori këto vendime:

1. Nga ana e institucioneve publike ku themelues është kuvendi Komunal të bëhet reduktimi i orarit të punës i cili do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 14:00, si dhe reduktimi i numrit të punëtorëve. Punëtorët nga mosha 60 vjeçare e sipër janë të liruar nga puna.

2. Ndërprerja e punës së Entit parashkollorë 8 Marsi me të gjitha paralelet në tërë territorin e komunës së Preshevës, si institucion themeluar nga kuvendi Komunal i Preshevës.

3. Mirëmbajtja e higjijenës në hapsirat e institucionve publike dhe private ku punëtorët e mirëmbajtjes do të angazhohen gjatë gjithë orarit të punës në pastrimin e hapësirave të punës me kujdes të shtuar.

4. Dezinfektimi i hapësirave në institucionet publike dhe private ku kemi frekuentim të koncentruar të qytetarëve.

5. Hyrje-daljet në institucionet publike janë të kufizuar të cilët do të kordinohen me përfaqësuesit e sigurimit të objekteve publike.

6. Reduktimi i orarëve të punës të objekteve si: hotelerit, restoranteve, kafiterive, gjelltorëve si dhe lojrat e fatit do të punojnë nga ora 08:00 deri në orën 18:00 në mbrëmje si dhe reduktimi i misafirëve nga 50 persona maksimalisht.

7. Mosha e shtyer nga 65 vjeç e sipër obligohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi që janë si grup moshë më e rrezikuar.

8. Ndalimi i të gjitha organizimeve të ndeshjeve, manifestimeve kulturore dhe sportive.

SHKSJ duke patur vigjilencën e lartë lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme sot po ashtu ka mbajtur mbledhje dhe ka nxjerrur edhe tri konkluzione shtesë:

1. Nga sot e tutje qendra e pranimit të stacionit Hekurudhorë të funksionoj si qendër e pranimit të tipit të mbyllur, përmes së cilës do të kufizohet teje mase qarkullimi i emigrantëve nëpër rrugët e qytetit apo lokale afariste.

2. SHKSJ do ti drejtohet me shkresë zyrtare komesariatit për refugjatë dhe emigrantë që të përkrah instutcionet lokale dhe qëndrore që operojn në teritorin e komunës sonë me mjete materiale dhe personel shtesë për të përballuar situatën e krijuar dhe nevojën e qytetarëve tanë.

3. Publikimi i numrave zyrtarë të institucioneve publike ku qytetarët e komunës sonë do të kenë mundësi të kontaktojnë për nevojat e tyre emergjente. Kujdes këtu telefonatat të bëhen vetëm në raste serioze dhe urgjente.

Pushteti lokal do të përcjell me kujdes të gjitha zhvillimet që lidhen me situatën e krijuae dhe do të qaset komfor kompetencave të tij, duke i njoftuar me kohë qytetarët e komunës me masat tjera që do të ndërmerren në vijim.

Këto janë periudha të vështira, por kalimtare së bashku dhe me sjellje të vëmendshme do ti zotërojm javët e ardhshme për këtë jam mëse i bindur.

Nuk ka Panik, vetëm Kujdes, Zoti ju bekoftë! – thuhet në mesazhin e kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi drejtuar qyetetarëve të komunës së Preshevës lidhur me situatën e krijuar dhe përhapjes së virusit Covid-19./presheva.com/