SHPËRNDAJE

Objekti multifunksional në Bashkësinë Lokale Raincë ka zgjatur jashtë çdo planifikimi të afateve kohore, por më në fund u realizua në favorin e banorëve raincas, ka thënë kështu gjatë një interviste për preshevacom kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Arifi ka sqaruar procedurat e parregullta që ka trashëguar nga mandati i kaluar lidhur me projektin e objektit multifunkional për të cilin kanë filluar nga pika zerro e që ka zgjatur plot tri vite.

Absurdi i drejtuesve të pushtetit lokal të asaj kohe ka qenë lidhur me këtë projekt se tërë objekti është paraparë pa sistem ngrohje thotë Arifi./presheva.com/